Messi e këshillon Neymarin të transferohet tek ky klub

864
SHARE

Lionel Messi ka nnjë këshillë për ish-shokun e skuadrës, Neymar.

Sipas burimeve të “Don Balon”, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” i ka propozuar Neymarit që të largohet nga PSG-ja dhe të transferohet te Manchester United, shkruan portali Transferimet.net

Kujtojmë që prej kohësh Real Madrid dhe Manchester United kërkojnë shërbimet e brazilianit.

Messi, megjithatë, i ka kërkuar përfaqësuesit brazilian të mos nënshkruajë për rivalin e Barçës, duke e këshilluar të zgjedhë Unitedin.