Mbappe këtë ditë pritet të zyrtarizohet te Real Madridi

227
SHARE

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim në Spanjë.

Së fundmi Real Madrid dërgoi një ofertë 160 milionë euro për Mbappen në drejtim të PSG-së.

Kjo ofertë u refuzua nga gjiganti francez që po kërkon mbi 200 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre.

Megjithatë sipas ‘RadioMARCA’, ekziston mundësia që francezi nesër të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Madrilenëve.

Duket se telenovelës së 22-vjeçarit po i vjen fundi, dhe së shpejti do të mësojmë të ardhmen e tij.

Mbappe prej kohësh ka bërë të ditur dëshirën e tij që të kaloj në “Santiago Bernabeu” dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën me ‘Parisienët’.