Mbappe apo Haaland? Kjo është përgjigja epike e Ibrahimovic

118
SHARE

Në moshën 40-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic ka një karrierë të mbushur me momente të mëdha që kanë shënuar një brez në botën e futbollit dhe vazhdon të luajë në nivelin më të lartë.

Sulmuesi suedez, i cili ka negociuar një rinovim të kontratës me Milanin, u sfidua nga CBS për të analizuar brezin e ri të lojtarëve dhe për të zgjedhur të preferuarin e tij mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.

.“Më pëlqejnë lojtarët e zgjuar, lojtarë që janë sa më të kompletuar. Si futbollist, duhet të kuptosh se si të lëvizësh, si të mendosh dhe si veprojnë lojtarët e tjerë. Më pëlqejnë ata që parashikojnë gjërat para se të ndodhin. Mbappe më kujton Ronaldo Fenómeno, loja e tij është shumë elegante”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic, duke zgjedhur Mappe para sulmuesit norvegjez.

“Haaland është gjithashtu shumë i fortë, sepse është i fiksuar pas shënimit të golave. E shoh që je shumë i zgjuar, thjesht dëshiron të shënosh dhe di si ta bësh këtë”, përfundoi ai.