Marotta flet për të ardhmen e Vecinos dhe transferimet e reja në janar

66
SHARE

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për merkaton e janarit.

Sipas mediave italiane, Inter është në rrezik të humbasë Hakimin, por këto zëra Marotta i ka quajtur të pavërteta.

Ai foli për merkaton e Interit këtë afat kalimtar, dhe mundësinë që Vecino të largohet.

“Jo, merkato jonë është e mbyllur. Ne kemi një grup të mirë, jemi kompakt në individualitet dhe në vlerat e një trajneri shembullor”, tha ai.

“Ishim në kërkim të mundësive që fatkeqësisht nuk janë të disponueshme tani”, shtoi ai.

“Vecino po stërvitet mirë, me një regjim të plotë. Shpresoj që mund të rikthehet sa më shpejtë, ishte gabim ta inkuadronim në skuadër aq shpejtë sikur ndaj Spezias, sepse tani është niveli më kompetitiv dhe më i lartë”, përfundoi Giuseppe Marotta