Lyon i vendos çmimin Ndombeles

72
SHARE

Manchester City duhet të paguajnë plot 80 milionë euro nëse duan shërbimet e mesfushorit të Lyon, Tanguy Ndombele në muajin janar, sipas raportimeve të fundit.

Tuttomercatoweb thotë se Lyon do të pranojë vetëm ofertat me vlerë 80 milionë euro për mesfushorin e tyre francez, i cili ka shkelur syrin e Cityt në dy takimet e tyre në Champions League, transmeton Transferimet.net.

Javën e kaluar ishte raportuar për një ofertë 45 milionë euro të ‘Cityzens’ për Ndombelen, e cila është refuzuar nga klubi francez.

Pep Guardiola e konsideron 22 vjeçarin si zëvendësues të 33 vjeçarit Fernandinho, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.