Lopetegui: Real Madridi nuk ishte vendimtar

28
SHARE

Real Madrid ka barazuar 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në javën e katërt të La Ligas, të shtunën në “San Mames”.

Skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur nga klubi bask, pas tri fitoreve radhazi në këtë stinor të ligës elitare në Spanjë, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Real Madridit, Lopetegui, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte vendimtare sa duhet.

“Nuk ishim vendimtar në momentet e rëndësishme”, tha ai.

“Është një terren i vështirë, por mendoj se në pjesën e dytë djemtë ishin më të suksesshëm në sulm”.

“Me Iscon ne ishim duke kërkuar për një lojtar që qëndron prapa mesfushorëve, dhe që mund të pranojë topa”.

“Në pjesën e dytë ne jemi përmirësuar më shumë në një ndeshje shumë intensive, dhe kemi pasur mundësi për të shënuar më shumë gola”. /Gazeta Express