Lojtari i Liverpool i hapur të transferohet tek Milani në merkaton e verës

102
SHARE

Sulmuesi belg i skuadrës së Liveprool, Divock Origi me shumë gjasë do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Konkurrenca e madhe në repartin e sulmit te ‘Reds’ bën që minutat e Origi të jenë minimale. Kësisoj, lojtari është i hapur për largim dhe një skuadër që interesohet për të është Milani. Pëlqimi duket se është reciprok.

Milan pritet ta marrë lojtarin falas, pasi kontrata e tij me Liverpool skadon në fund të sezonit.

Paolo Maldini ka hapur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit dhe thuhet se belgu është entuziast për të kaluar në ‘San Siro’.