Liverpooli ofron 60 milionë euro për super yllin e Barcelonës që po shkëlqen këtë edicion

297
SHARE

Liverpooli nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga super-talenti i Barcelonës, Gavi. Madje, mediat e huaja raportojnë se “Reds” tashmë e kanë bërë një ofertë për futbollistin spanjoll.

Sipas tyre, klubi nga “Anfield Road” është i gatshëm t’i shpenzojë plot 60 milionë euro për futbollistin që ka shpërthyer këtë sezon në ekipin e parë të gjigantit katalunas.

Tash i mbetet klubit “Blaugrana” të vendos nëse do ta shesë apo jo 17 vjeçarin, i cili po krahasohet me Xavin e Iniestan.

Nga Gavi pritet që të bëhet lojtar i madh dhe vështirë se Barça do të heq dorë nga një lojtar i akademisë, i cili mund ta udhëheq ekipin në të ardhmen.

Gavin gjithashtu e pëlqen edhe Manchester City në Angli.