Liverpool më në fund gjenë zëvendësuesin ideal të Coutinho-s

93
SHARE

Jurgen Klopp dëshiron Manuel Lanzini si pjesë e vijës së sulmit, sipas raporteve në Argjentinë.

Futbollisti i West Ham thuhet se është një nga emrat më të mirë në listën e transferimit të verës së Kloppit, pasi ai duket të gjejë një zëvendësim për Philippe Coutinho, i cili u largua në janar, transmeton “Transferimet”.

Lanzini ishte në listën e realizatoreve për Argjentinën në fitoren 2-0 ndaj Italisë në Mançester të premten mbrëma.

Në një raport që vlerëson performancën e tij, Diario Ole pretendon se Lanzini është në listën e Klopp dhe Liverpool mund të lëvizë për të këtë verë.

Megjithatë, Lanzini tha më parë këtë javë se ai ishte “shumë i lumtur” në West Ham dhe nuk kishte ndërmend të lëvizte.