Largohet nga Inter, bashkohet me Conten te Tottenham

703
SHARE

Arturo Vidal është i pakënaqur me minutazhin e pakët dhe po mendon largimin nga Interi.

Kontrata e kilianit skadon në qershor të 2022-shit dhe është në pozitat ideale për të gjetur një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij, aq më tepër kur ndjen se ka akoma për të dhënë, siç zbulojnë burimet afër tij.

Mes shumë mundësive në mendjen e 34-vjeçarit, më e vlerësuara është pista “Tottenhem”, aty ku Vidal do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij Antonio Konte, që do e priste më krahë hapur.

Londinezët po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të lojtarit që në janar, një lëvizje që do u interesonte të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe Interin, i cili do të shpëtonte 4 milionë euro nga paga e Vidalit.