LAJMI I FUNDIT: Manchester United nis kontaktet për transferimin e Haaland

82
SHARE

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka kontaktuar babuin e Erling Haaland, për ta pyetur për të ardhmen e lojtarit.

21-vjeçari vazhdon të impresionojë te Dortmund, ku ka shënuar 19 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat dhe kërkohet nga top gjigantët evropianë.

Haaland raportohet se do bisedojë me Dortmundin, që dëshiron ta mbajë edhe për një vit dhe janë gati t’ia rrisin pagat, por klauzola e Haaland mund të bëhet aktive në verë me vlerën 75 milionë euro.

“Manchester Evening News” thotë se Rangnick është duke punuar që ta arrijë marrëveshjen me norvegjezin dhe ka folur me babin e lojtarit për mundësinë që të ndodh marrëveshja.

Rangnick ka lidhje të mirë me Alf-Inge Haaland, me të cilën punuan në vitin 2018 kur e transferuan Haaland te Red Bull Salzburg nga Molde.

Haaland ka shkëlqyer prej kalimin te gjiganti gjerman, ku ka realizuar 76 gola në 75 paraqitje që tre vite.