Kryeziu: Me Vetëvendosje, në Kosovë nuk ka nepotizëm, korrupsion e padituri

18
SHARE

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, është deklaruar publikisht se gjatë 10 viteve të fundit, 350 mijë qytetarë e braktisën Kosovën.

Njerëzit, sipas tij, kanë humbur besimin dhe shpresën për një të ardhme në vend.

Me Lëvizjen Vetëvendosje, sipas tij, nepotizmi zëvendësoohet me meritokracinë, korrupsioni me drejtësinë dhe padituria me dijen.

Postimi plotë:

Gjatë 10 viteve të fundit 350,000 qytetarë, apo 20% e qytetarëve të Kosovës, kanë ikur nga Kosova. Shteti i kapur dhe korrupsioni i përhapur gjithkah, kanë humbur besimin dhe shpresën për të ardhmen e vendit tonë.

Por tani, #ErdhiDita

Me 6 tetor, kërkoj votën tuaj për të ju bashkëngjitur festës së fitores të Lëvizjes Vetëvendosje. Erdhi dita që nepotizmi të zëvendësohet me meritokracinë, korrupsioni me drejtësinë, ndërsa padituria me dijen.

Me Albinin përpara na priftë e mbara!

#QeveriaKurti

#voto126

#voto14