Konfirmohet e ardhmja e Elseid Hysaj!

19
SHARE

Në fund të këtij sezoni, Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli.

Mbrojtësi shkodran nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin napoletanë dhe për këtë arsye drejtuesit për të shmangur një largim me kosto zero (2021) do ta nxjerrin në shitje këtë verë.

“I kemi komunikuar Napolit dhe presidentit De Laurentiis, që nuk do të rinovojmë kontratën. Vullneti është që të largohet. Vendimin ja kemi transmetuar 15-20 ditë më parë, tani edhe Napoli ka interes që të gjejë një zgjidhje për futbollistin, duke parë se i skadon kontrata. Në këtë prag merkatoje mund të ketë 1000 kthesa gjatë tratativave. Ne ja kemi thënë vendimin tonë De Laurentiis”, u shpreh Giuffredi.

Pritet që Hysaj të largohet te skuadra e Romës, që e kërkon prej muajsh, por skuadra e Napolit nuk e lejoi këtë lëvizje. Shkodrani do të ketë mundësinë për të luajtur titullar te ekipi verdhekuq, duke rigjetur vazhdimësinë e munguar deri më tani.