Kjo është shuma që Real Madridi është në gjendje ti paguaj Dortmundit për Haaland

59
SHARE

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid është i gatshëm të paguajë vlerën që e kërkon Borussia Dortmund për shërbimet e qendërsulmuesit, Erling Haaland.

U raportua që këtë javë do këtë takim mes Realit dhe Dortmundit, por që Romano ka hedhur poshtë raportimet ngase “Los Blancos” do paguajnë çdo vlerë që e kërkon klubi gjerman.

“Nuk ka kuptim për ndonjë takim mes klubeve sepse Real Madrid është i gatshëm të paguajë sa Dortmund do kërkojë për Haaland dhe absolutisht e duan lojtarin. Tani, varet vetëm nga lojtari të vendos”.

“Jemi duke u afruar për vendimin e Haaland. Është çështje javësh. Haaland ende nuk ka vendosur se ku do luajë. Real Madrid është i përgatitur. Man City ka ofertën më të mirë financiare, por oferta e Realit nuk është shumë larg ofertës së Cityt”.

Ndërkohë, Barcelona thuhet se nuk është më në garë shkaku i gjendjes financiare.