Katër gjigantët evropian e duan Juan Matan

175
SHARE

Juan Mata është duke u lidhur me një largim nga Manchester United.

Juan Mata po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave, por që mund të largohet nga Manchester United vetëm në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll është në dilemë rreth të ardhmes së tij, gjersa po kërkohet nga Arsenal, PSG, Juventus dhe Barcelona, përcjell lajmi.net.

Gjigantët evropian e duan transferimin e Matas, pasi që e ka humbur rëndësinë te Manchester United.

Spanjolli mund të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ në shumën e 40 milionë eurove.