Katastrofë për Gjermaninë, lojtari kryesor humb Kampionatin Botëror

274
SHARE

Kanë nisur dhimbjet e kokës për Joachim Loew.

Boateng humb pjesën e mbetur të sezonit dhe gjithashtu ai do të mbetet jashtë Kampionatit Botëror.

Pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Real Madridit, qendërmbrojtësi ka frikësuar teknikun gjerman Joachim Loew i cili e konsideron atë si të pazëvendësueshëm, shkruan “Corriere dello Sport”, raporton SYRI.net.

Një problem muskulor detyroi që Boateng të largohet nga fusha e blertë ndërsa “SportBild” raporton se ai do të mungojë 4-6 javë.

Kujtojmë që më 14 qershor starton Kampionati Botëror dhe do të zhvillohet deri më 15 korrik.