Javën e ardhshme nënshkruan me PSG-në, ja trajneri i ri

67
SHARE

Thomas Tuchel (43 vjeç) do të jetë trajner i PSG gjatë dy sezoneve të ardhshme.

Trajneri gjerman raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën franceze, ndërsa javën e ardhshme do të zyrtarizohet nënshkrimi i kontratës.

Emery tashmë ka marrë njoftimin se në fund të sezonit do të ndahet me PSG-në. Eliminimi nga Real Madridi ka qenë arsyeja që ka shtyrë pronarin e PSG-së të gjejë një trajner të ri.

Ish trajneri i Borusia Dortmund është pa skuadër dhe ai preferohet së tepërmi nga presidenti i PSG-së, Al Khelaifit.