Ja çfarë pritet të bëjë verën e ardhshme Leo Messi

62
SHARE

Në 14 qershorin e vitit të ardhshëm do të zhvillohet edicioni i ri i Kupës së Amerikës në Brazil.

Lionel Messi po mendon seriozisht që të rikthehet në kombëtaren argjentinase dhe mendon se është pikërisht ky kompeticion momenti i duhur për të riveshur fanellën bardhekaltër.

Ky është vendimi që ka marrë për momentin, edhe pse deri në atë kohë nuk ka asgjë të sigurt.

Klaudio Tapia, president i Federatës së Argjentinës, e la të hapur mundësinë e rikthimit të Messit dhe tha se është një vendim që do ta marrë vetë futbollisti.

Pavarësisht se u takuan së bashku në Madrid në finalen e ndeshjes Boka-River, palët nuk dhanë asnjë lajm.

“Leo nuk është larguar kurrë nga Kombëtarja dhe jam i sigurt që kur ta grumbullojnë, ai do të rikthehet”, tha presidenti, duke shpresuar që “Pleshti” t’i përgjigjet pozitivisht ndonjë ftese të mundshme.