Ja çfarë mendojnë tifozët e Barcelonës për Coutinhon një vit pas transferimit të tij

281
SHARE

Philippe Coutinho u bë futbollisti i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pasi Barcelona e bleu atë nga Liverpool në muajin janar.

Gjiganti katalan investoi plot 160 milionë euro për fantazistin brazilian, i cili gjatë pesë viteve në Anfield arriti të fitojë statusin si njëri prej lojtarëve më të mirë në Premier League.

Ishte një ofertë të cilën Liverpool nuk mund ta refuzonte, veçanërisht pasi Coutinho e kishte bërë të qartë synimin për transferim në Camp Nou, transmeton Transferimet.net.

Gjysmë-sezoni i parë me kampionin e La Ligës ishte premtues: 10 gola në 22 paraqitjet e para për klubin.

Sidoqoftë, deri më tash në këtë sezon Coutinho ka luajtur po aq ndeshje dhe ka realizuar vetëm pesë gola.

Dhe 11 muaj pas transferimit të tij, tifozët e Barçës kanë filluar të japin mendimet e tyre për reprezentuesin brazilian.

Pas ndeshjes kundër Celta Vigo, në të cilën u inkuadrua më vonë, tifozët e klubit iu drejtuan grupeve të ndryshme për të shprehur opinionet për futbollistin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Ja disa prej tyre:

“Nuk ka shpejtësi dhe puna e tij është poashtu e diskutueshme. Ai shpeshherë komplikon gjërat me topin dhe nuk bën kurrfarë kombinimi me Alban.”

“A ka ndonjë njeri që i pëlqen të komplikojë gjërat më shumë se ai? Pse duhet të veprojë pa nevojë si një pulë pa kokë në vend se të bëjë një pasim të thjeshtë që do të avanconte sulmin më mirë? Nuk është problemi me pozitën e tij, por me kokën e tij.

“Nuk na duhet. Dembele është më i shpejtë, më i mençur. Cila është ajo gjë që Coutinho mund ta bëjë ndërsa Dembele nuk mund?

“Vendim shumë, shumë i gabuar transferimi i Coutinhos.”

“Vetëm t’ju kujtoj se ky djalosh na ka kushtuar 160 milionë euro dhe erdhi si një superyll i vërtetë. Ndërsa ai që fajësohet, Dembele, ka qenë lojtari i dytë më i rëndësishëm.”

“Ai medoemos duhet të ngritë nivelin e punës dhe duhet të ndryshojë lojën e vet. Për momentin ai thjesht nuk është mjaftueshëm i mirë në sulm dhe në pjesën defanzive. Duket sikur nuk e ka mendjen aty. Nuk e di nëse çështja është tek Valverde, problemet personale apo është një rënie e formës, mirëpo ai sinqerisht duket jashtë vetvetes.”

“Nuk ka asnjë dallim mes tij dhe Denis (Suarez). Në fillim të sezonit Dembele dukej dështimi më i madh, por tani tabllot janë përmbysur, Dembele po luan më mirë ndërsa Coutinho duket si një cop m***.”