Interi me transferim të papritur nga rivali i Serie A

66
SHARE

Interi po punon për transferin e mesfushorit të Cagliarit, Nandez.

Interi është në negociata të përparuara për ta transferuar mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez derisa shpreson ta huazojë atë me Radja Nainggolan dhe Dalbert që pritet të kalojnë në Sardenia.

Uruguiani mund të luajë në disa pozita, përfshirë krahun e djathtë të mesfushës, për të cilën pozitë po punon Simone Inzaghi dhe Interi do të dëshironte që ta transferonte atë pas largimit të Achraf Hakimit për në Paris Saint-Germain.

Nandez është lidhur edhe me një kalim në Leeds United por ata nuk kanë dashur të japin para sa kanë kërkuar për të Cagliari. Sipas raporteve të fundit në Itali, Interi janë favorit për ta marrë 25 vjeçarin si huazim me opsion blerjen. Cagliari shpreson që profili i tij do të rritet, duke i sjell ndonjë ofertë më të mirë për të në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, derisa Nandez të ndanë rrugën me skuadrën nga Sardenia në anën tjetër Inter shpreson të arrijë marrëveshje për Nainggolan me të njëjtën skuadër. Ata tashmë e kanë marrë Dalbert në huazim me opsion blerjen për shtatë milionë euro ku Cagliari do ta paguajë tërë pagën e tij në sezonin e ri.