Inter projekton transferimin e yllit të Ajax, gjithçka mund të mbyllet për një kohë të shkurtë

86
SHARE

Skuadra e Inter kanë takuar përfaqësuesit e sulmuesit të Ajax, Sebastian Haller.

Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se Inter po synojnë transferimin e Haller dhe tashmë kanë takuar përfaqësuesit e lojtarit.

Ajax kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e lojtarit, por Inter së pari do të diskutojë me agjentët e tij. Haller ka shënuar 32 gola në 34 ndeshje këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Çmimi prej 35 milionë eurove është aktualisht i paarritshëm për Inter, por ‘Zikaltërit’ shpresojnë në reduktim të çmimit pas negociatave.

Ish lojtari i West Ham thuhet se është i hapur për largim nga Ajax, kështu që bisedimet mes palëve janë duke vazhduar.