Hoxhaj: Dekada e Re ka prioritet mirëqenien e qytetarëve kudo në Kosovë

9
SHARE

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “DekadaeRe” e PDK-së ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë.

“Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër”.

“Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.