Henry me valixhe në duar, Monaco mendon për një kthesë të madhe

1247
SHARE

Monaco i ka dhënë ultimatum 48 orë trajnerit Thierry Henry, më saktë ndeshja në fushën e Dijon do jetë si një finale për të.

Mediet kanë zbuluar se drejtuesit e klubit nga Principata i kanë komunikuar ish-sulmuesit se duhet të marrë patjetër fitore në ndeshjen e së shtunës në të kundërt do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Për më tepër është menduar një lëvizje e madhe. Vetëm pas tre muajsh kur Leonardo Jardim u shkarkua për mungesë të rezultateve, Henry mund të bëhet i shkarkuari i dytë dhe do jetë sërish portugezi që do rikthehet në skuadër për të nxjerrë ekipin nga kjo situatë e nderë.

Aktualisht Monaco renditet në vend të parafundit me 15 pikë, 1 më shumë se vendi i fundit. Që nga momenti që Henry ka marrë drejtimin e skuadrës e deri tani ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje në kampionat.