Guardiola i “fiksuar” pas Mbappe, City bën gati 200 milionë euro

28
SHARE

Manchester City pavarësisht se e ka nisur mjaft mirë kampionatin, teksa kryeson së bashku me Liverpoolin, por në Champions u befasua në takimin e parë nga Lyon. Ndërsa është me mendjen te kampionati anglez, Guardiola ka edhe një plan të fshehtë për të sjellë në Angli talentin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Sipas mediave britanike Guardiola u ka thënë drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë në skuadër Mbappe-n. Shifra që lidhet me këtë transferim është plot 200 milionë euro. Një ofertë tunduese për klubin të cilët kanë pasur së fundmi dhe probleme me “Fair Play Financiar”.