Grafiku/ Këto do të jenë përballjet e ‘ferrit’ në Botëror, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet

62
SHARE

Kampionati Botëror “Rusi 2018” mbylli fazën e parë, atë të ndeshjeve në grupe, ku u përcaktuan edhe 16 skuadrat e kualifikuara për fazën e 1/8-ave.

Tashmë të kualifikuarat janë ndarë në 8 çifte, që do të diskutojnë kualifikimin në ndeshjet direkt.

Ndeshja më interesante në 1/8 e finales konsiderohet ajo mes Francës e Argjentinës, që zhvillohet nesër në “Kazan Arena” në ora 16:00.

Në po të njëjtën ditë, luhet edhe ndeshja Uruguai – Portugali, fituesi i të cilës do të përballet me fitimtarin e sfidës së parë të 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Interesante do të jenë edhe përballjet, Brazil – Meksikë dhe Belgjikë – Japoni, pasi në rast fitoreve të skuadrave favorite, ato do të përballen mes vete në çerekfinale ndërsa në gjysmëfinale do të luhet një tjetër super duel, do të presin njërën skuadër; Francën, Argjentinën ose Portugalinë.

Ja grafiku i përballjeve çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe e Moskës.