Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve e drejton ndeshjen Shqipëri – Izrael

50
SHARE

Sfida e 7 shtatorit në Elbasan mes Shqipërisë dhe Izraelit do të drejtohet nga gjyqtari i mirënjohur hungarez, Viktor Kassai.

42-vjeçari nga Tatabanya është një gjyqtar shumë i njohur në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2011 UEFA vendosi që Kassai të gjykonte finalen e Champions League mes Barcelonës dhe Manchester United, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Botërorit të vitit 2010 dhe Europianit të vitit 2012.

Vitin e kaluar në Champions League, hungarezi irritoi tejmase futbollistët dhe tifozët e Bayern Munich me vendimet e tij në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Champions League dhe me atë paraqitje të dobët humbi pikë të rëndësishme në sytë e UEFA-s.

Për të ruajtur standartin e lartë të arbitrimit dhe për t’iu rikthyer niveleve më të larta UEFA i ka caktuar Kassai gjykimin e sfidës shumë delikate të Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. /SS/