Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 3-1 në xhiron e 17-të në Premier League kundër Newcastle United.
Golin e fundit në këtë ndeshje nga distanca e shënoi mbrojtësi i krahut, Trent Alexander-Arnold.
Në pamje shihet se si gjyqtari, Michael Dean ndihmoi mbrojtësin anglez të shënoj këtë super gol, duke bllokuar pamjen e portierit, Martin Dubravka.
Golat tjerë në këtë ndeshje i shënuan: Jota dhe Salah për ‘The Reds’, kurse të vetmin për mysafirët, Shelvey.
Me fitore Liverpooli shkon në kuotën e 40 pikëve, vetëm një më pak se lideri Manchester City.
Un escándalo la pegada de Trent Alexander-Arnold.
pic.twitter.com/GyN0daLLmw— Fútbol Vertical (@futbol_vertical) December 16, 2021