Gjykata Speciale e fton eprorin e lartë për të dëshmuar në Hagë, ai akuzon Thaçin për vra sje dhe elimi nim

1818
SHARE

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale që të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë, thotë se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

Miftari thotë së në Hagë nuk do të heshte duke e mbrojtur luftën e UÇK-së.

Ai i ka dhënë edhe tri arsyet pse Gjykata Speciale është e padrejtë.

“Amnistia në heshtje e kësaj gjykate politike ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, dikur lider i UÇK-së, Alfa e Omega e deformimit të luftës tonë të shenjt, bashkë me disa vartës të tij servil, që ishin pjesë e UÇK-së, të cilët e kanë keqpërdor luftën dhe uniformen e shenjt të UCK-së, kanë keqpërdor fondet e luftës duke vrarë, eliminuar e shantazhuar veprimtarë politik që ishin konkurrent seriozë të brendshëm gjatë dhe pas lufte (ku të gjitha viktimat ishin atdhetar komandant e gazetar të shquar shqiptarë), Alfa dhe Omega e dhjetëra luftëtarëve të zhdukur të gjithë atdhetarëve dhe prijësve të luftës shqiptare, Alfa Omega e krimit të organizuar e të plaçkitjeve të fondeve të luftës, përçarjes së luftës, Alfa Omega dora e zgjatur e disa shërbimeve sekrete armiqësore anti_ shqiptare… e qindra krime të tjera”, shkruan Miftari.

Postimi i plotë:

ImageNaim MiftariFOTO GALERI
NJOFTIM

Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës.

Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at koh.!

Gjatë gjithë kohës do të jem nën “mbikqyrjen” e avokatit tim nga Britania edhe pse këtë gjykatë e konsideroj të padrejtë për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptarë, liridashës e viktimë e terrorit serb në Kosovë, do të shkoj i vendosur e me dinjitet ashtu siç isha edhe gjatë luftës në Kosovë… Kuptohet, në Hagë nuk do të shkoj për të kënduar, por, as nuk dot heshti, por nuk do të qaj as tjav hedhi fain dikujt tjeter sikurse po veprojn disa «alamet» komandantësh e gjeneralësh tonë, që sot janë bërë milionerë në vendin më të varfër e më të izoluar në Evropë, por, gati edhe në planet.

Janë tri arsye kryesore pse ky Tribunal politik ndërkombëtar për krime të luftës nuk është i drejt ndaj Kosovës dhe është tallje me drejtësi:

1. Amnistia paraprake e qindra e mijëra krimeve të aparatit shtetëror serb, dhjetëra mijëra vrasje të civilëve të pa fajshëm si fëmijëve, të moshuarve, grave, të rinjve, pastaj dhjetëra e mijëra dhunimeve, pastrimit etnik ndjekja e rreth një milion shqiptarëve nga Kosova, djegia e rrafshimi për tokë i qindra vendbanimeve shqiptare, zhdukja e mijëra kufomave, qindra varrezave masive, jo vetëm në Kosovë, por, të bartura edhe në territorin e republikës se Serbisë për ti humbur gjurmët e krimit e gjenocidit, pastaj, kidnapimet, plaçkitjet dhe qindra e mijëra të maltretuar civil shqiptarë, mijëra të burgosur politik, vrasja e qindra të burgosurve në burgjet serbe e veçmas masakra në burgun e Dubravës… Janë të panumërta krimet serbe jo vetëm në Kosovë dhe, pas gjithë këtyre krimeve, çuditërisht, amnistohet kasapi i Ballkanit, shteti serb!

2. Amnistia në heshtje e kësaj gjykate politike ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, dikur lider i UÇK-së, Alfa e Omega e deformimit të luftës tonë të shenjt, bashkë me disa vartës të tij servil, që ishin pjesë e UÇK-së, të cilët e kanë keqpërdor luftën dhe uniformen e shenjt të UCK-së, kan keqëperdor fondet e luftes duke vrarë, eliminuar e shantazhuar veprimtarë politik që ishin konkurrent seriozë të brendshëm gjatë dhe pas lufte (ku të gjitha viktimat ishin atdhetar komandant e gazetar të shquar shqiptarë), Alfa dhe Omega e dhjetëra luftëtarëve të zhdukur të gjithë atdhetarëve dhe prijësve të luftës shqiptare, Alfa Omega e krimit të organizuar e të plaçkitjeve të fondeve të luftës, përçarjes së luftës, Alfa Omega dora e zgjatur e disa shërbimeve sekrete armiqësore anti_ shqiptare… e qindra krime të tjera.