Gattuso falënderon fenomenin e skuadrës dhe sulmon: Është faji i 4 idiotëve

91
SHARE

Ndeshja kundër Spal-it do të jetë shumë e rëndësishme për Milan-in.

 

Trajneri Gattuso ka vetëm një rezultat në dispozicion për të shpëtuar stolin, fitoren. Trajneri kuqezi ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër ferrarezëve.

“Mendoj se jemi një familje dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar. Jemi shumë të zhgënjyer, kemi sistemuar mbrojtjen, por tani nuk shënojmë më. Duhet të jemi të vetëdijshëm se dhjetori ka qenë një katastrofë. Tani kemi mundësinë ta mbyllim fazën e parë me 31 pikë, që nuk ndodh prej vitesh. Që nga korriku dëgjoj të thuhet se duhet të largohem, por unë mendoj për lojtarët e mi dhe kam mbështetjen e klubit”, ka thënë Gattuso.

Nuk mund të mungonte një koment në lidhje me ngjarjet e Inter-Napoli: “Jam plotësisht dakord me fjalët e Ancelotti-t, është e drejtë të ndalen ndeshjet. Janë 4 idiotë që bëjnë thirrje të turpshme, jo i gjithë stadiumi. Ky është një problem, duhet të kemi respekt. Të bardhë, të zinj jemi të gjithë njësoj”, ka shtuar Gattuso.

Më pas ka ardhur një kompliment për Donnarumma-n: “Sezoni i tij është pozitiv. Për moshën që ka, është një fenomen. Nëse nuk kemi humbur në minutën 90-të kundër Frosione-s, merita është e tija”.