Festimi i golit të Arsenalit po bën bujë, shkak bëhet gjesti i lojtarit shqiptar

1959
SHARE

Granit Xhaka është bërë objekt i rrjeteve sociale për një mimikë të tij gjatë ndeshjes se mbrëmshme në Europa Ligë në mes të Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Mesfushori kosovar u pa duke sharë në gjuhën angleze në drejtim të tifozëve, teksa festonte me lojtarët e tjerë të Arsenalit golin e Alexandre Lacazette në minutën e 61-të të takimit.

Pas ndeshjes shumë tifozë të Arsenalit kanë postuar një video ku duket qartë gjesti i Granitit.