‘Faleminderit që mbajtët Griezmann në klub’

75
SHARE

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ka falenderuar drejtuesit e klubit për punën e bërë në afatin kalimtar përfshirë këtu edhe mbajtjen e Antoine Griezmann në klub.

“Atletico vazhdon të rritet, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj dhe duhet të falenderosh njerëzit që drejtojnë klubin për afrimin e lojtarëve të rëndësishëm dhe mbajtjen e Griezmann në klub,” tha Costa për gazetarët, transmeton Transferimet.net.

“Nëse vazhdojmë të punojmë shumë brenda dhe jashtë fushës do të vazhdojmë të rritemi siç kemi bërë në gjashtë vitet e fundit.”