EKSKLUZIVE: Manchester United kontakton Realin për Casemiro

33
SHARE

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.

Lajmin e bëri të ditur Marca, të cilët thonë se “Djajtë e Kuqë” janë duke insistuar për brazilianin.

Mesfushori është pjesë kruciale e planeve të Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Erik ten Hag, pas dështimit të pistës “Frenkie De Jong” i kanë hedhur sytë pikërisht te braziliani.

Ish-kampionët anglezë ende nuk kanë nisur ndonjë ofertë për të, mirëpo kjo mund të ndodhë në ditët vijuese.