E kërkonin Bayerni dhe PSG-ja, merret vendimi për të ardhmen e Rodriguez

65
SHARE

Ditët e fundit në shtëpinë e Milanit kanë trokitur klube si Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain, të cilat kanë kërkuar të marrin shërbimet e mbrojtësit të majtë zviceran, Ricardo Rodriguez.

Gjithsesi, pas një takimi të gjatë mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesit të Milanit, Leonardo, është marrë vendimi që futbollisti helvet të vijojë akoma të mbetet pjesë e kuqezinjve, ndërsa ka qenë pikërisht dëshira e vetë lojtarit, që ka bërë diferencën.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në qëndrimin e mbrojtësit të majtë te Milani, është edhe problemi i krijuar me mbrojtësin kroat Striniç, i cili po qëndron pushim, për shkak të konstatimit të një problemi në muskujt e zemrës.

Tashme Ricardo Rodriguez do konkurrojë për një vend në formacion me uruguaianin Diego Laxalt, i cili iu bashkua kuqezinjve në ditët e fundit të merkatos, pasi erdhi nga Genoa dhe tashmë është gati të debutojë si titullar, duke filluar që nga sfida e fundjavës me Romën