Duda Balje i përvishet punës fizike

295
SHARE

Deputetja kosovare, Duda Balje duket se është e aftë edhe në punët fizike dhe jo vetëm në politikë.

Balje ka marrë pjesë në ndërtimin e një projekti infrastrukturor në fshatrat Lubisha, Mushnikovo dhe Gornjeve Selo, duke ngjitur kubëzat e betonit.

E veshur në sportive, deputetja boshnjake nuk hezitoi që t’i vendosë dorezat dhe t’ia fillojë punës.

“Ishim për të nderuar projekte infrastrukturore të Koalicionit Vakat për vitin 2018/2019. Pash fytyra të kënaqur, miq dhe mikesha”, ka thënë Balje.