Coutinho: Messi lojtar i paparashikueshëm, shënon sa herë gjuan topin

21
SHARE

Philippe Coutinho ka thurur elozhe për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin.

Braziliani e ka cilësuar aftësinë e yllit të Barcelonës si “të paparashikueshme” ndërsa argjentinasi bëri një super paraqitje në Ligën e Kampionëve.

“Messi sa herë godet topin mund të shënojë, e cila gjë është e rëndësishme – të shënosh gola dhe ta fitosh ndeshjen”, ka thënë mesfushori brazilian për gazetarët për aftësitë mahnitëse të kapitenit të Barçës.

“Është e mahnitshme çfarë bën ai. E vërteta është se ai është një lojtar i paparashikueshëm, ai gjithmonë bën gjëra të reja”, ka përfunduar Coutinho.