Conte vëzhgon mbrojtësin e Barcelonës!

135
SHARE

Tottenham Hotspur janë duke u interesuar për shërbimet e një mbrojtësi.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, është në listën e lojtarëve të preferuar nga Tottenham Hotspur.

Raportime nga Gerard Romero bëjnë të ditur se londinezët po monitorojnë me kujdes situatën e mbrojtësit.

Barcelona janë gati të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit, i cili te Barcelona nuk plotësoi pritshmëritë.

Tifozët kanë pasur si cak kryesor mbrojtësin francez, i cili ka qenë adresë e shumicës së kritikave.

Lenglet mund të luajë te Tottenham në sistemin me tre qendërmbrojtës, dhe të marrë pozitën e majtë të qendrës.

Mbetet të shihet nëse Spurs do të kenë ofertën e duhur në janar për të bindur Barcelonën që ta lirojë lojtarin.