“Çmendet” PSG, ofron Mbappen për yllin e Barcelonës

110
SHARE

Philippe Coutinho është shndërruar në objektiv të Paris Saint-Germain, sipas raportimeve të fundit.

PSG është aktualisht duke luftuar për të mbajtur Neymar në skuadër pas interesimit të madh nga Real Madrid, transmeton “Transferimet”.

Coutinho dhe ylli i PSG janë shokë të ngushtë dhe klubi parisien beson se transferimi i ish-yllit të Liverpool do të siguronte qëndrimin e Neymar në Paris për disa vite, raporton “El Pais”.

“Les Parisiens” janë të gatshëm të ofrojnë edhe Kylian Mbappen si pjesë të çdo marrëveshjeje për Coutinhon, me Neymarin që besohet se është “xheloz” për sensacionin francez.