Çfarë po ndodh me Interin, po e shet yllin e madh

358
SHARE

Inter po e merr një vendim që mund t’i kushtoj shumë.

Inter thuhet se do të shesë Radja Nainggolan në janar pas pezullimit të tij për mosdisiplinë.

Nerazzurët njoftuan dje se belgu nuk do të përballet me Napolin për “arsye disiplinore”, pasi besohet se ai ka qenë vonë për stërvitje në këtë javë, përcjell “lajmi.net”.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport të këtij mëngjesi, klubi gjithnjë e më shumë është i irrituar me atë që ka paguar 38 milionë euro në verë e këtij viti për transferimin e Naiggolan.

Nicolo Zaniolo gjithashtu u bashkua me Romën si pjesë e kësaj marrëveshje, dhe i riu ka impresionuar deri tani – ndryshe nga belgu.

Gazeta beson nëse një ofertë vjen në janar, klubi do të shqyrtojë seriozisht shitjen, pasi ata tentojnë të ulin humbjet e tyre tek mesfushori.

Guangzhou Evergrande e Fabio Cannavaro thuhet se ka shprehur interesim në transferimin e tij. /Lajmi.net/