Bie çmimi i Hazard! Këtë shumë mund të paguajn skuadrat e vogla në Championship!

233
SHARE

Real Madrid dhe Eden Hazard duket se është një bashkëpunim i destinuar për të mos funksionuar.

Pavarësisht bujës së transferimit nga Chelsea si pasuesi i Cristiano Ronaldos, belgu nuk ia doli të justifikojë besimin e drejtuesve të Los Blancos dhe tashmë duket më pranë se kurrë lamtumirës. Në dy vite si pjesë e madrilenëve, Hazard ka paaur vetëm 56 paraqitje duke shënuar pesë gola dhe gjashtë asistime.

Pasi është jashtë planeve të trajnerit Carlo Ancelotti, në klubin madrilen kanë vendosur të ulin vlerën e kartonit të sulmuesit në mënyrë që edhe në janar të shihet mundësia për t’u larguar dhe kështu klubi të shpëtojë nga paga e majme që Hazard përfiton.

Ndaj, tashmë kartoni i 30-vjeçarit nuk kushton më 50 milionë euro, por ka rënë në shifrën e 35 milionë eurove. Klubet më të interesuara për shërbimet e Hazard janë Newcastle, Everton por edhe Juventus.