Benzema drejt ribashkimit me Zidanen?

190
SHARE

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mund të bashkohet me sulmuesin Karim Benzema te PSG gjatë verës së ardhshme.

Klubi i Ligue 1 është duke u përgatitur për kohën pa Kylian Mbappe dhe trajnerin Mauricio Pochettino, që pritet të largohen në verë nga “Parku i Princave”.

Me Didier Deschamps që është në krye të Kombëtares së Francës, Zidane besohet të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Pochettinon në verën e vitit 2023, derisa tekniku argjentinas pritet të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

Sipas “Le10Sport”, PSG e ka identifikuar Benzeman si zëvendësuesi direkt i Mbappe, që i skadon kontrata në vitin 2022.

Raporti shton se 34-vjeçari pastaj do ishte çelësi për ardhjen e Zidane, që kuptohet se dëshiron të punojë me sulmuesin sërish dhe mbrojtësin Sergio Ramos që u transferua te PSG verën e kaluar.

Benzema ishte një ndër lojtarët kyç të Zidanes gjatë kohës në “Santiago Bernabeu”, me të cilin arritën të fitojnë tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Francezi ka realizuar 297 gola në 581 paraqitje për “Los Blancos”, duke përfshirë 18 në 22 paraqitje këtë edicion.