Behrami kërcënohet me jetë pas ndeshjes ndaj Brazilit

89
SHARE

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës të dielën në Kupën e Botës, dhe për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj Valon Behramit, mesfushorit me origjinë shqiptare që luan prej 13 vitesh me Zvicrën.

Mesfushori nga Mitrovica gjatë barazimit 1-1 të Zvicrës kundër Brazilit ishte njëri nga futbollistët më të mirë në fushë.

Ai ishte bllokuesi i sulmuesit brazilian Neymar, teksa pothuajse gjatë tërë 60 minutave sa qëndroi dje në fushë, u përkujdes për mbulimin e sulmuesit të PSG-së.

Madje, Behrami ia doli me sukses ta bllokonte Neymarin në shumicën e rasteve. E për këtë, mesfushori i Udineses është kërcënuar nga tifozët brazilian në rrjetin social Instagram.

Siç raporton mediumi zviceran Watson.ch, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të Instagramit nga tifozët brazilian, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit. Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.

Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Neymarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

img_3974