Barcelona me transferim të papritur në janar

164
SHARE

Arthur është lojtari më i përfolur në Brazil.

Lojtari i talentuar që është në pronësi të Gremio Porto Alegre, është bërë cak i Barcelonës, por edhe shumë skuadrave të tjera.

Lojtari ka bërë me dije se ai ka pasur kontakte me katalonasit, mirëpo ende nuk ka marrëveshje.

“Unë jam takuar me anëtarët e Barcelonës, por ne vetëm kemi biseduar dhe asgjë më shumë”, ka thënë Athur.

“Unë jam lojtar i Gremios dhe deri sa nuk ka ndonjë marrëveshje me Barcelonën, unë jam këtu dhe do të qëndroj këtu”, ka thënë më tej talenti brazilian.