Barcelona nxjerr maksimumin nga Dembele, shkëmbim kokë me kokë me…

1273
SHARE

Duket se Barcelona nuk është aspak e lumtur me blerjen e francezit Ousmanne Dembele, prej nga edhe kanë nisur zërat e parë për largimin e tij. Por jo një largim dosido.

Sulmuesi 140 milionësh nuk po justifikon paratë e shpenzuara për të ndonëse kohët e fundit po tregon paraqitje të mira. Dhe si pasojë e kësaj, tashmë po planifikohet shkëmbimi me anësorin e Arsenal, Hector Bellerin, shkruan Sovrani.info.

Pse Barcelona nuk do tentoj të sjellë në Camp Nou Griezmann apo Aubameyang, duke sakrifikuar kokën e Dembeles? Sepse, sipas Don Balon, asnjë nga anësorët e djathtë të Barcelonës, e as Semedo, për të cilin u hodhën 30 milionë, nuk po arsyetojnë paratë e shpenzuara.