Barcelona ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Levantes në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve në Kupën e Mbretit. Skuadra e Valverdes me Messin në fushë nga minuta e parë përmbysi humbje 2-1 të sfidës së parë.
“Pleshti” shërbye në dy golat e parë për shokun e tij, Dembele, ndërkohë që realizoi të tretin, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.