Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, pritet që të rikthehet në aksion për Kupën e Mbretit, pasi ka bërë operim gishtin e thyer.
Rakitic theu gishtin e dorës së majtë të tij gjatë humbjes së befasishme të Barcelonës me rezultatin 3-0 në kuadër të Ligës së kampionëve nga Roma.
Megjithatë, Barcelona ka konfirmuar që kroati ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ai do të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas.
Katalanasit mund të fitojnë dopjo trofe nëse kalon me sukses skuadrën e Vincenzo Montellës.
Gjithashtu Barcelonës i duhen edhe dy fitore që të kurorëzohet kampion i La Ligas për këtë sezon.
Ata janë 12 pikë para Atletico Madridit, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.