Barcelona ia ofron Coutinhon këtyre dy skuadrave!

709
SHARE

Barcelona dëshiron të ‘heqë qafe’ Philippe Coutinhon.

Siç pretendon The Mirror, Blaugrana ia ka ofruar mesfushorit brazilian si Tottenham dhe Newcastle përpara merkatos së janarit.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, ish-lojtari i Liverpoolit luajti vetëm 608 minuta në fushë, në 16 paraqitje dhe shënoi dy gola.

Xavi dëshiron të përpiqet ta rikuperojë, por në të njëjtën kohë lamtumira e tij e menjëhershme mund t’i lejojë Barçës të lehtësojë ndjeshëm shumën e pagave.