Barcelona dhe darka me kosto 140 milionë euro

19
SHARE

Konfirmohen thashethemet e fundit, që thonë se Barcelona është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e De Ligt dhe De Jong, mbrojtësi dhe mesfushori i Ajax.

Një darkë, jo edhe aq sekrete, është mbajtur midis drejtuesve të Barcelonë-s dhe atyre të klubit holandez, për të filluar negociatat e transferimit të dy lojtarëve, që mund të sjellin 140 milionë euro në arkën e klubit holandez.

Të dy lojtarët e talentuar, ndiqen prej kohesh edhe nga Juventus-i dhe kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha. Kjo është arsyeja e përshpejtimit të Barcelonës.

Në fakt, sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka ofruar 75 milionë euro për De Jong dhe 65 të tjera për De Ligt. Një ofertë e çmendur që mund të bindë holandezët të dorëzohen që në merkaton e janarit.