Arsenali optimist për nënshkrimin me Neton

39
SHARE

Arsenali vazhdon të mbetet optimist për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Neto.

Neto ka kërkuar largimin nga katalunasit gjatë këtij afati veror, por Barcelona nuk është e hapur të dëgjojë oferta në mesin e edicionit.

Sipas Mundo Deportivo, klubi londinez vazhdon të jetë optimist duke punuar me agjentin Kia Joobabchian, që më herët ka sjellë Willianin dhe David Luizin te “Topçinjtë”.

Skuadra e Mikel Artetas ka nënshkruar me Alex Runarsson si zëvendësuesi i Emiliano Martinez, por pritet të shitet shkaku i paraqitjeve jo të mira.

Pos tij, nga Arsenali ka huazuar edhe Matt Macey, Sead Kolasinac dhe William Saliba