Arsenali humbi me BATE Borisov, kjo ishte ndeshja më e dobët në drejtimin e Emery

41
SHARE

Arsenali pësoi një humbje befasuese në transfertë në Bjellorusi nga skuadra e BATE Borisov.

Goli i Stanislav Dragun në fundin e pjesës së parë ishte i vetmi i këtij takimi, i cili i shkaktoi humbjen skuadrës nga Londra.

Sipas ish-mbrojtësit të Arsenalit, Martin Keown, kjo ka qenë paraqitja më e dobët e Arsenalit nën urdhrat e Unai Emery.

“Me sa më kujtohet, kjo ishte performanca më e dobët nën urdhrat e Emery”, ka thënë Keown.

“BATE duhet përgëzuar, por Arsenal nuk kishte në nivelin e duhur. Mund t’i vësh fajin terrenit, por kjo është arsye e dobët. Duhet të luhet më mirë se kaq”, ka thënë ndër të tjerash ish-mbrojtësi.