Albin Kurti shkruan për derbin e Anamoravës, tregon nëse do të jetë sonte i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’

45
SHARE

Sonte do të zhvillohet derbi më i madh lokal në futbollin e Kosovës.

Me fillim nga ora 20:00, Gjilani dhe Drita janë protagonistët e kryendeshjes së javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Për këtë ndeshje, ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, shkruan Zëri.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Kurti ka thënë se ka qenë i ftuar për këtë ndeshje, por se për shkak të angazhimeve politike, nuk do të mund të jetë i pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”.